“IDEJA U KUPTUA…”/ Fifi reagon e revoltuar ndaj “Unum Festival”: Vetëm muzika e këngëtarëve është virus – AlpeGossip
“IDEJA U KUPTUA…”/ Fifi reagon e revoltuar ndaj “Unum Festival”: Vetëm muzika e këngëtarëve është virus

“IDEJA U KUPTUA…”/ Fifi reagon e revoltuar ndaj “Unum Festival”: Vetëm muzika e këngëtarëve është virus

Prej 4 ditësh në vendin tonë, në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin, po mbahet “Unum Festival”, i njohur ndryshe si festivali i muzikës elektronike. Dj të njohur nga gjithë bota janë mbledhur për të performuar në këtë festival, i cili duket se ka marrë famë të jashtëzakonshme këtë vit, sidomos pas një mbylljeje prej 1 viti e gjysmë për shkak të pandemisë. Siç duket gjithë të rinjve ju kishin munguar të tilla organizime madhështore me muzikë dhe energji e të gjithë kanë nxituar drejt Shëngjinit gjatë këtyre ditëve.

Mirëpo nga videot e publikuara në rrjete sociale është vënë re se në “Unum Festival” nuk ka pasur asnjë lloj mase për mbrojtjen nga Covid-19. Nga videot e shpërndara duket se gjithë të pranishmit janë pa maska mbrojtëse, teksa për distancim fizik as që bëhet fjalë.

Këto pamje kanë shqetësuar edhe Fifin, e cila nuk ka nguruar që revoltën e saj ta shprehë në rrjetin social Instagram. Këngëtarja shprehet e indinjuar që të tilla festivale lejohen, ndërsa koncertet ku mund të këndojnë artistët konsiderohen si të rrezikshëm, kur në fakt nuk ka asnjë lloj ndryshimi.

“Ndërkohë në Shëngjin festival me 10 mijë vetë… fajer. Ideja u kuptu. Ideja është që të ndalohen koncertet e festivalet me këngëtarë se ne dhe muzika jonë jemi virus… e kuptova”, ka shkruar Fifi, teksa ka publikuar videot nga festivali.

Në një situatë të ngjashme Fifi u gjend dhe vetë disa muaj më parë. Këngëtarja, ashtu si shumë artistë që qëndruan për një kohë të gjatë pa punë, në muajin shkurt mblodhi disa fansa në një koncert, duke thyer çdo rregull të pandemisë.

Asokohe këngëtarja mori kritika të shumta, pasi shumë persona mund të rrezikonin jetën. Fifi ju përgjigj sulmeve pas asaj ngjarje, duke u shprehur se dhe ajo rrezikonte veten e  se kishte 11 muaj pa punë dhe përkrahje.