Ndahet nga jeta në moshën 94 vjeçare, “zonja e parë” e Eurovizionit – AlpeGossip
Ndahet nga jeta në moshën 94 vjeçare, “zonja e parë” e Eurovizionit

Ndahet nga jeta në moshën 94 vjeçare, “zonja e parë” e Eurovizionit

Fituesja e parë e Eurovizionit, Lys Assia, është ndarë nga jeta në moshën 94 vjeçare.

Lindur në Rupperswil, në veri të Zvicrës, Assia filloi karrierën e saj si një balerinë, por shpejt u fut në rrugën e muzikës dhe mbahet mend si fituesja e konkursit të parë të Eurovizionit, mbajtur në Lugano, në vendin e saj në vitin 1956.

ajo vdiq të shtunën në Spitalin Zollikerberg të Zyrihut, në moshën 94 vjeçare.

Eurovizioni e ka përshkruar atë si “zonjën e parë” të garës dhe ka thënë se do ta nderojë atë në ditët në vijim.

“Ne jemi shumë të pikëlluar me lajmin se Lys Assia, Dama Madhështore e Eurovizionit ka vdekur. Fituesja jonë e parë më 1956 dhe mbështetësja e garës sonë përgjithmonë”, është thënë në një postim në Twitter nga organizatorët e Eurovisionit.