NUK E PRISNIM/ E quajti veten të shëmtuar, ja çfarë i bëjnë fansat Bebe Rexhës (FOTO) – AlpeGossip
NUK E PRISNIM/ E quajti veten të shëmtuar, ja çfarë i bëjnë fansat Bebe Rexhës (FOTO)

NUK E PRISNIM/ E quajti veten të shëmtuar, ja çfarë i bëjnë fansat Bebe Rexhës (FOTO)

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale ku ndan çdo moment me ndjekësit e saj. Bebe së fundmi ka publikuar një foto të vetën në momentin kur ka lindur dhe e ka quajtur veten një bebe të shëmtuar.

“EST 1989. Mami im më tregoi këtë foto, kam qenë shumë e shëmtuar.”, ka shkruar Bebe në postimin e saj në Twitter teksa shumë nga ndjekësit e saj i janë kthyer këngëtares duke i thënë se ajo nuk ka qenë aspak e shëmtuar.

“Ky fëmijë u rrit për të qenë një model i fuqishëm për djemtë dhe vajzat në të gjithë botën. Kush do ta dinte?”, i ka shkruar njëri nga fansat, ndërsa një tjetër tha:“ Je kaq e lezetshme o zot! ” Të shumta ishin komentet pozitive që e bën këngëtaren e njohur të ndihej më mirë.