“MORËM DHURATËN MË TË BUKUR”/ Sara Hoxha poston FOTON e veçantë dhe trgon vështirësitë e shtatzënisë – AlpeGossip
“MORËM DHURATËN MË TË BUKUR”/ Sara Hoxha poston FOTON e veçantë dhe trgon vështirësitë e shtatzënisë

“MORËM DHURATËN MË TË BUKUR”/ Sara Hoxha poston FOTON e veçantë dhe trgon vështirësitë e shtatzënisë

Poem Blu Vula quhet vogëlushja që këtej e tutje do të zbukurojë jetën e Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës. Çifti i famshëm u bekuan në 14 dhjetor me një vajzë dhe ditën e sotme zbuluan foton e parë të saj dhe emrin super special. Babi Ledri nuk mund ta mbante gjithë gëzimin për vete, ndaj sot publikoi foton më të ëmbël të vogëlushes dhe tregoi emrin që kanë zgjedhur për të.

Ndërkohë Sara ka reaguar pas tij dhe ka publikuar dy imazhe në rrjete sociale, njëra para se Poema të vinte në jetë dhe tjetra pasi ajo u njoh me gjithë botën. Ledri dhe Sara i kanë kaluar orët para se ajo të lindte bashkë në maternitet, duke e përjetuar me njëri-tjetrin momentin më të bukur të jetës.

Sara e ka cilësuar këtë si sfidën më të vështirë, por që ja ka vlejtur, sepse tani kanë marrë dhuratën më të bukur.

“Kaluam sfidën më të vështirë për të marrë dhuratën më të bukur që dikush mund të ketë në jetë! Poem Blu Vula. 14.12.2020”, shkruan Hoxha përkrah fotove.

Kujtojmë se vajza e Ledrit dhe Sarës ka ardhur në jetë në Gjermani, atje ku çifti u zhvendos pak javë më parë për të mirëpritur të voglën. Pak muaj më parë reperi publikoi “Si baba” një këngë mjaft e ndjerë, deedikim për të bijën