NË KËTO DITË TË FTOHTA/ Roza Lati bën thirrjen e dhimbshme: Ju lutem, futini në shtëpi… – AlpeGossip
NË KËTO DITË TË FTOHTA/ Roza Lati bën thirrjen e dhimbshme: Ju lutem, futini në shtëpi…

NË KËTO DITË TË FTOHTA/ Roza Lati bën thirrjen e dhimbshme: Ju lutem, futini në shtëpi…

Përveç fotove provokuese që publikon herë pas here në rrjetet sociale, moderatorja shqiptare Roza Lati ka publikuar herë pas here mesazhe sensibilizuese për kafshët. Ajo tregon shumë herë se sa shumë i do kafshët dhe se sa kudeset për ta.

Së fundmi Roza u ka bërë thirrje të gjithë njerëzve që të përdorin peliçe me qime artificiale dhe jo peliçe origjinale. Më tej Lati shkruan se kushdo që mban kafshë në shtëpi, duhet të kudeset për ta shumë mirë këto kohë pasi është shumë ftohtë.

“Miq, në këto ditë të ftohta dimri, ata që s’kanë gojë të flasin VUAJNE me shume… Kafshet… Por ato kafshe qe i mbani me zinxhir ne oborr… Ju lutem nese keni dhembshuri, futini ne shtepi, mbajini ne te ngrohte, verini batanije te medha ne kolibe…. Ju lutem… Po ngrijne kafshet e gjora nga i ftohti, se as nuk ikin dot se jane me zinxhir…,”- shkruan moderatorja.

“Ju lutem përdorni peliçe me qime artificial, pasi ato origjinalet janë një vuajtje e madhe për kafshët,”- shkruan ajo më tej.