NUK E KISHIM VËNË RE/ Këtë shami e kemi parë në shumë prej VIP-eve tona (FOTO) – AlpeGossip
NUK E KISHIM VËNË RE/ Këtë shami e kemi parë në shumë prej VIP-eve tona (FOTO)

NUK E KISHIM VËNË RE/ Këtë shami e kemi parë në shumë prej VIP-eve tona (FOTO)

Në 2016-n, pas modës së viteve ’50 me fustane me bel, veref dhe look pin up, asaj të viteve ’70 me pantallona të gjera cowboy dhe stil bohem, radhën e patën vitet ’90 dhe 2000. Që prej asaj kohe, disa detaje të njohura të atyre kohëve qëndrojnë vazhdimisht në modë, një ndër to edhe shamia e famshme e njohur si bandana.

“E kam pasur që kur isha 8 vjeçe”, shkroi Armina Mevlani në 2016-n.

Sot, tre vite më pas, bandana si aksesor për flokët mbetet një ndër të preferuarat e blogeres.

Përjashtim nuk bën as Estela Ujka

dhe Kida.

Dafina e vendosi mbrapa xhepit të pantallonave gjatë videoklipit të “Bye Bye”,

zgjedhje kjo që së fundmi i pëlqeu edhe Taynës.

Në rast se nuk e kishit menduar, bandana mund të përdoret edhe si rroba banjo. Merrni shembull nga Lori Hoxha.

Sigurisht që me ardhjen e vjeshtës, do të mendoni se bandana nuk ju hyn më në punë. Në fakt, jo. Siç mund ta shihni, mund ta përdorni si aksesor për flokët duke e bërë pamjen tuaj më të sofistikuar. Një ide është në formë fjongoje si kjo e Nevina Shtyllës

ose rreth si Kida.