NUK E PRISNIT/ Nga prezantuese në këngëtare, Almeda Abazi realizon këngën e saj të parë - AlpeGossip
NUK E PRISNIT/ Nga prezantuese në këngëtare, Almeda Abazi realizon këngën e saj të parë

NUK E PRISNIT/ Nga prezantuese në këngëtare, Almeda Abazi realizon këngën e saj të parë

Prej kohësh ish-missi shqiptar, Almeda Abazi është zhvendosur në Shqipëri, ku dhe po prezanton edicionin e sivjetshëm të ‘Dancing with the Stars’. Sipas saj kjo ishte dhe eksperienca e parë si moderatore dhe siç kemi parë e ka arritur me sukses misionin e saj, pasi publiku e ka pritur mjaft mirë.

Por mesa duket pas mbarimit të këtij emisioni, ajo do të vijë me një projekt të ri. Almeda ka vendosur që ti futet muzikës dhe pritet që shumë shpejt të sjell dhe projektin e saj të parë muzikor.

Ajo prej kohësh po punon për një këngë, e cila do të jetë e zhanrit pop. Kjo këngë do të jetë në gjuhën angleze dhe sipas informacioneve ajo po përgatitet edhe për koncerte.

 

Megjithatë modelja ka kënduar edhe më parë e ftuar në disa emisione në Turqi, kjo do të jetë hera e parë që ajo do të bëjë një këngë të sajën.