INTERVISTOI HOMOSEKSUALIN/ Dënohet me burg gazetari, organi i mediave mbyll televizionin – AlpeGossip
INTERVISTOI HOMOSEKSUALIN/ Dënohet me burg gazetari, organi i mediave mbyll televizionin

INTERVISTOI HOMOSEKSUALIN/ Dënohet me burg gazetari, organi i mediave mbyll televizionin

Një gazetar i një televizioni në Egjipt u dënua me 12 muaj burgim të dielën për “promovimin e homoseksualitetit” pasi intervistoi të ftuarin në studio i cili ishte homoseksual.

Mohammed al-Gheiti u akuzua nga gjykata për “shpërfillje të fesë” pasi ftoi mysafirin në shfaqjen e tij dhe filloi ta intervistonte atë. Al-Gheiti mori edhe një gjobë, ndërsa do të vendoset nën vëzhgim për një vit pas përfundimit të kohës së tij të burgut.

Pas intervistës, Këshilli i Lartë për Rregullimin e Medias, organi më i lartë i mediave në Egjipt, mbylli LTC TV për dy javë duke cituar “shkelje profesionale”.