Katy Perry dhe Orlando Bloom bekojnë dashurinë? Takohen me Papën në Romë – AlpeGossip
Katy Perry dhe Orlando Bloom bekojnë dashurinë? Takohen me Papën në Romë

Katy Perry dhe Orlando Bloom bekojnë dashurinë? Takohen me Papën në Romë

Katy Perry dhe Orlando Bloom kanë takuar Papa Françeskun të shtunën në Vatikan, në një konferencë ndërkombëtare mbi shërimin e kancerit.

Dyshja u shfaq bashkë pas lajmeve se janë bashkuar sërish. Perry kishte veshur një kostum të zi, të kombinuar me një kapelë të zezë ndërsa Bloom mbante një kostum të zi me këmishë të bardhë.

Perry, 33 vjeç dhe Bloom, 41 vjeç, janë parë bashkë për herë të fundit në shkurt 2017. Ata nuk kanë komentuar mbi statusin e marrëdhënieve të tyre të tanishme, por në një video në Instagram që është postuar të shtunën gjatë takimit në Vatikan, Perry e quajti Orlandon “i dashur” (darling).

Kaq është dashur që fansat të aludojnë se dyshja në fakt ka “bekuar” dashurinë e tyre pranë Papa Françeskut.