Nëse dimë diçka për Anna Likën është pikërisht se aktorja ka pasur një lidhje të gjatë dashurie me një djalë, identietin e të cilit nuk e ka bërë publik. Përpara disa muajsh në “Pop Culture”, Anna tregoi se ishte ndarë edhe pse personi që kishte pasur në krahë, vazhdonte të ishte dashuria e saj më e madhe duke na i lënë një opsion të hapur rikthimin.
E megjithatë, pa shumë fjalë e pa bërë shumë zhurmë, ditën e djeshme, Anna vendosi të shpërndajë një foto në Instastory ku tregonte një unazë të vendosur në gishtin e fejesës.
Ngjitur me foton, aktorja kishte vendosur një emoji që tregon një propozim për fejesë, pa shtuar asnjë fjalë më shumë.
Tani ne kemi në mendje tre opsione: Ose Anna Lika bën shaka (siç ajo zakonisht është mësuar të bëjë në rrjete sociale), ose është rikthyer me të dashurin e saj, ose ka një partner të ri në krahë dhe ka vendosur që gjërat t’i kalojë shpejt në një tjetër stad.
Sidoqoftë, ne urojmë që të jetë e lumtur!