“KAM NGELUR BRENDA NË FRIGORIFER”/ Beniada rrëfen vështirësitë që ka kaluar: Mami pastronte shtëpitë, unë isha kameriere – AlpeGossip
“KAM NGELUR BRENDA NË FRIGORIFER”/ Beniada rrëfen vështirësitë që ka kaluar: Mami pastronte shtëpitë, unë isha kameriere

“KAM NGELUR BRENDA NË FRIGORIFER”/ Beniada rrëfen vështirësitë që ka kaluar: Mami pastronte shtëpitë, unë isha kameriere

Beniada vijon të jetë në qendër të vëmendjes edhe pas daljes nga Big Brother VIP Albania. Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar në “Wake Up”, ku ka treguar haptazi punët e saj të para.

Ajo mori shumë vëmendje kur ishte brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Por edhe tani që ky reality show ka përfunduar, Beniada Nishani vijon që të jetë në qendër të vëmendjes.

Së fundmi, modelja e njohur ishte e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku ka treguar haptazi punët e saj të para. Beniada ka zbuluar se kur ishte 15 vjeçe mami i saj punonte në një dyqan mishi dhe natën kur mbyllej dyqani ajo shkonte e ndihmohnte për ta pastruar.

“Madje ka qenë dhe një rast që kam ngelur brenda në frigorifer. Por kam punuar dhe punë të tjera, si kameriere. Më ka pëlqyer shumë që të flisja me njerëzit. Nuk duhet të kemi fare turp për punën tonë të parë, madje duhet të jetë një vlerësim. Në fillimet tona në Itali kemi qenë pa dokumente, e kishim shumë të vështirë. Kur unë isha e vogël mami më thoshte që të tregoja dhe shumë kujdes se po të vritesha nuk shkonim dot në spital. Mami im ka qenë 24-25 vjeçe dhe punonte duke pastruar shtëpitë e italianëve. Kur unë i kërkoja një kukull më thoshte që nuk ta blej dot tani por do presësh edhe pak. Mendoj që është shumë bukur që të fitosh lekun tënd dhe të mos i biesh në qafë prindërve”, rrëfeu bukuroshja bionde.

“Kam ngelur brenda në frigorifer”/ Beniada rrëfen

E jo vetëm kaq, pasi Beniada ka dhënë edhe një opinion për personat që kanë kompleks të flasin për punën e tyre.

“Nëse ma thotë një djalë që ka punuar si kamerier, më pëlqen më shumë se një tjetër që thotë që jam pronar. Është një plus për mua. Më pëlqejnë shumë ata që janë punëtorë. Është shumë bukur që bashkëshorti i ardhshëm per shembull, të bëjë punë shtëpie, të lajë, të të sjelli kafen tek krevati… Tani Beniada është fokusuar edhe në një fushë tjetër përveç modelingut dhe moderimit… Kam mbaruar universitetin për fashion design dhe tani kam filluar të hap një biznes. Kam marrë dhe disa materiale e copa shumë të bukura. Kam hapur dhe një faqe Instagrami “Benny” ku do t’i shfaq stilimet”, tregoi Nishani.