Oriola shfaqet me bikini krah Noizy-t, por gjatësia e modeles vë në siklet reperin: “Ai i pret kokën” (FOTO) – AlpeGossip
Oriola shfaqet me bikini krah Noizy-t, por gjatësia e modeles vë në siklet reperin: “Ai i pret kokën” (FOTO)

Oriola shfaqet me bikini krah Noizy-t, por gjatësia e modeles vë në siklet reperin: “Ai i pret kokën” (FOTO)

Pasi Noizy “e fëlliqi”, Oriola sapo i mori hakun!

Ata të dy tashmë janë miq shumë të mirë dhe një pjesë të mirë të kohës e kalojnë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe këtë fundjavë pasi kanë kaluar një kohë cilësore në brigjet e detit Jon së bashku me miqtë e tyre më të mirë.

Ditën e djeshme Noizy postoi një video në instastory ku shfaqej Oriola vetëm me reçipeta e çorape, video e cila bëri xhiron e rrjetit.
E kur del me shoqërinë, nuk mund të mungojnë fotot e bukura. Një foto të tillë të përbashkët e kanë postuar Noizy dhe Oriola në Instagram ku modelja shfaqet me bikini të zeza, ndërsa reperi vetëm me të shkurtra.

Diçiturat janë me të vërtetë interesante, Noizy thotë që e bën “shi” teksa hedh para dhe ajo i ka qejf dollarët, ndërsa Oriola thotë që është e ëmbël si sheqeri dhe e nxehtë si vera.

Por ajo çfarë bie në sy gjithashtu është edhe diçka e sikletshme për reperin, gjatësia. Në foto shihet se Oriola është pak më e gjatë se ai dhe ndoshta Noizy nuk është se ndihet shumë komod krah modeles seksi. Tjetra që bie në sy është se reperi i “ka prerë kokën”.

Fundja janë thjesht shokë!