NJË KAFE ME BROKOLI? Tani, perimet e gjelbërta do t’i pimë që në mëngjes – AlpeGossip
NJË KAFE ME BROKOLI? Tani, perimet e gjelbërta do t’i pimë që në mëngjes

NJË KAFE ME BROKOLI? Tani, perimet e gjelbërta do t’i pimë që në mëngjes

Kush s’ka dashuri për perimet mund t’i përfitojë vlerat e tyre ushqyese përmes kafesë, lëngjeve të frutave apo edhe brumërave.

Tufat e brokolit që u konsideruan të shëmtuara për t’u nxjerrë në treg u shndërruan në pudër nga agjencia e shkencave australiane.

Dy lugë gjelle pudër përmbajnë një brokoli sa për një person. Brokoli përmban fibër, vitaminë B6, vitaminë E dhe mangan.

Një kafene në Melburn ka filluar të eksperimentojë me pudrën duke e përzierë me kafenë. Pudra është gjithashtu e përdorshme në smoothie, supëra apo e përzierë në brumëra.

Qëllimi i nismës ishte të shndërronin ushqimet e ‘shëmtuara’ në produkte të shëndetshme dhe të pëlqyeshme nga publiku.