Reperi i njohur shqiptar i shumë hiteve ka hequr dorë nga muzika papritur. Bëhet fjalë për Çartanin, reperi i cili e ka nisur karrierën në muzikë në një moshë të re duke pasur shumë sukses.
Mirëpo ditën e sotme Çartani ka hyrë në Instagram dhe ka fshirë të gjitha postimet teksa ka publikuar vetëm një foto ku shkruhet: “Loja mbaroi”.
“Jam jashtë”, shkruan Çartani krah këtij postimi ndërsa i falenderon të gjithë për përkrahjen gjatë këtyre viteve në muzikë.
Menjëherë fansat kanë nisur të komentojnë në postimin e reperit duke i kërkuar të mos largohet nga muzika.
Kënga e fundit nga Çartani është “As 1 fjale”, në bashkëpunim me Keisin, e publikuar gjatë verës.
Reperi nuk e ka bërë ende të ditur arsyen e largimit të papritur nga muzika.