Mirupafshim Shqipëri! Pas dasmës Jona Spahiu do të braktisë vendin për të sjellë në jetë fëmijën – AlpeGossip
Mirupafshim Shqipëri! Pas dasmës Jona Spahiu do të braktisë vendin për të sjellë në jetë fëmijën

Mirupafshim Shqipëri! Pas dasmës Jona Spahiu do të braktisë vendin për të sjellë në jetë fëmijën

Moderatorja Jona Spahiu dhe partneri i saj Frenkli Ymerin do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në një dasmë intime më 10 qershor 2018. Gjatë emisionit “Pop Culture”, prezantuesja Dojna Mema dhe Kelvi Kadilli zbuluan se dasma do të jetë vetëm me miqtë e ngushtë dhe familjarët e çiftit dhe nuk do të përfshihen personazhe të famshëm.

Gjithashtu u bë e ditur se menjëherë pas dasmës, Jona do të niset për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku do të shijojë muajt e fundit të shtatzënisë. Pikërisht në SHBA, ajo do të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Ndërkohë gjinia e fëmijës ende nuk është bërë e ditur.

Jona Spahiu nuk është e vetmja që ka vendosur të presë ardhjen në jetë të fëmijës në SHBA, pasi edhe bashkëshortja e Eno Popit, Estela Ujka, si dhe bashkëshortja e Valdrin Sahitit, bënë të njëjtën zgjedhje.