Flori Mumajesi dhe Getoar Selimi na japin formulën e jetës së mirë: Veç “dashni” me raki! – AlpeGossip
Flori Mumajesi dhe Getoar Selimi na japin formulën e jetës së mirë: Veç “dashni” me raki!

Flori Mumajesi dhe Getoar Selimi na japin formulën e jetës së mirë: Veç “dashni” me raki!

Kemi përshtypjen që sezoni veror do të quhet i hapur duke nisur nga dita e nesërme dhe këtu nuk po flasim vetëm për meterologët të cilët kanë garantuar një fundjavë me temperatura të larta por dhe një hit i cili do t’i shtohet listës së atyre këngëve që më pas arrijnë të shënjojnë kujtimet më të mira.

Po flasim për bashkëpunimin më të bujshëm të momentit, atë mes Flori Mumajesit dhe Getoar Selimit. Disa javë më parë, u bë i ditur lajmi se diçka po ndodhte mes djemve duke qenë se këta të fundit shiheshin shumë në praninë e njëri tjetrit. Fillimisht, kur u lançua “Servile” nga Bruno, Cozman dhe Onat menduam se aq ishte, por tashmë rrjeti po “vëlon” sërish pasi është lançuar promo e këngës së Florit e Getit që duket se do të titullohet “Dashni me raki”.

Kënga do të jepet për herë të parë në Youtube nesër në orën 18:00 dhe deri më atëherë s’na mbetet veçse të presim këngën më të re që padyshim do të “turbullojë” rekordet e klikimeve të këngëve shqiptare. Nuk ndodh shumë herë që të bashkohen dy këngëtarë me aq influencë e bagazh artistic sa Flori dhe Geti ndaj pritshmëritë tona janë shumë të larta!