PAS SHUMË KOHËSH MUNGESË NË RRJETET SOCIALE/ Ledri Vula bën njoftimin e papritur – AlpeGossip
PAS SHUMË KOHËSH MUNGESË NË RRJETET SOCIALE/ Ledri Vula bën njoftimin e papritur

PAS SHUMË KOHËSH MUNGESË NË RRJETET SOCIALE/ Ledri Vula bën njoftimin e papritur

Ledri Vula ka qënë padiskutim një ndër personazhet me të komentuar së fundmi ne shtypin rozë. Shkak është bërë sigurisht mungesa e tij për të përkrahur Sarën e debutimin e saj si aktore në filmin “Në Kuadër të Dashurisë”, në rolin e Arias.

Ndërkohë që nuk ka bërë asnjë reagim në rrjetet sociale, për të mbështetur partneren e tij, Ledri prej kohësh nuk është aktiv në rrjetet sociale, madje ka fshirë pjesën më të madhe të postimeve të tij në Instagram.

Pas shumë kohësh mungesë, Ledri ka bërë një postim në Instastory, përmes të cilit ka njoftuar anulimin e koncertit të tij në Oslo.

“Fansa të Norvegjisë dhe Skandinavisë, ju njoftoj se koncerti i Oslos nuk do të mbahet. Shumë dashuri për ju, do shihemi prapë”, ka shkruar reperi, koment të cilin e ka shoqëruar me ikonën e zemrës.

Artisti nuk ka dhënë arsyen e anulimit të koncertit por në një tjetër postim të bërë në profilin e tij, ai ka lajmëruar se shumë shpejt do të jetë në një koncert në Nju Jork.