“DASHURIA FITON”/ Luizi dhe Kiara shfaqen në ekranin e madh të Times Square (FOTO) – AlpeGossip
“DASHURIA FITON”/ Luizi dhe Kiara shfaqen në ekranin e madh të Times Square (FOTO)

“DASHURIA FITON”/ Luizi dhe Kiara shfaqen në ekranin e madh të Times Square (FOTO)

Një nga çiftet më të dashur të momentit pa diskutim që janë Kiara Tito dhe Luiz Ejlli. Dyshja kanë fituar pëlqimin e fansave dhe gjithçka që ata bëjnë përbën lajm në rrjet.

E jo vetëm kaq, pasi moderatorja dhe këngëtari herë pas here marrin edhe dhurata të ndryshme nga fansat e tyre të shumtë.

Së fundmi, dikush i ka surprizuar ata duke iu shfaqur një video të realizuar me fotot e tyre në ekranin e madh të Times Square.

Në videon në fjalë ku janë foto të ndryshme të çiftit është shkruar:

“Në çdo hap së bashku. Ti më plotëson mua. Dashuria fiton. Gëzuar 9 muaj. Gjithmonë me ju Luiz dhe Kiara”.

Ndërkohë fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP” e ka falenderuar publikisht vajzën që ka bërë të mundur që kjo video të shfaqet në Times Square.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë për Kiarën që shfaqet në këtë ekran të madh. Para disa ditësh u shfaq në Times Square një video me disa foto të shkëputura nga “Dancing With The Stars Fan Club”.