PRANVERË-VERË 2019/ Stilistët propozojnë kapelet për vitin e ardhshëm - AlpeGossip
PRANVERË-VERË 2019/ Stilistët propozojnë kapelet për vitin e ardhshëm

PRANVERË-VERË 2019/ Stilistët propozojnë kapelet për vitin e ardhshëm

Historikisht sinonim i elegancës, kapelet nuk kishin si të mungonin në javën e modës në Milano dhe Paris. Madje ato ishin protagonistet e koleksioneve Pranverë-Verë 2019.

Gjithmonë në kuadër të gruas së sofistikuar, stilistët këtë vit kanë propozuar pak a shumë të gjitha stilet, nga klasiket tek modernet, ekstravagante apo retro.

Ajo që ra në sy ishte kordelja himn i Bon Tonit. Por nuk mugonte edhe kapelja e kashtës, e pranishme jo vetëm në pasarela por edhe në garderobën e çdo vajze. Kapelet e punuara me dorë gjithashtu u prezantuan si simbol i sharmit retro, thurrjet me grep gjithashtu, apo edhe velin i cili i jep gruas tisin e ndrojtjes dhe misterit.