NITA DHE BLEDI ÇIFTI MË I RI I BBVIP? Ja si e sheh Diola lidhjen e dy banorëve – AlpeGossip
NITA DHE BLEDI ÇIFTI MË I RI I BBVIP? Ja si e sheh Diola lidhjen e dy banorëve

NITA DHE BLEDI ÇIFTI MË I RI I BBVIP? Ja si e sheh Diola lidhjen e dy banorëve

Diola Dosti ishte banorja e cila u largua ditën e shtunë nga shtëpia e Big Brother VIP.

E ftuar në emisionin “Braking”, Diola ka komentuar afrimitetin mes Nitës dhe Bledit, dy persona me të cilët ajo ishte shumë e afërt. Ajo tha se do donte shumë që Nita të dashurohej brenda në shtëpi , por është shumë shpejt për të folur për një lidhje mes të dyve.

“Nuk mund të jap asnjë koment sepse nga ai momenti i puthjes unë dola direkt dhe nuk mund ta sqaroj asgjë siç do publiku. Por ata të dy mund të shkojnë shumë mirë nga ana e kapacitetit. Nga ana tjetër është shumë shpejt. Unë dua që ajo të dashurohet. Këtu mund ta kem merakun se sa e hapur do jetë Nita. Bledi e ka shprehur pëlqimin ndaj saj.”- tha Diola.