“DUSHI I MREKULLISË”/ Zbuloni zgjidhjen ideale për trupin e përsosur (FOTO) – AlpeGossip
“DUSHI I MREKULLISË”/ Zbuloni zgjidhjen ideale për trupin e përsosur (FOTO)

“DUSHI I MREKULLISË”/ Zbuloni zgjidhjen ideale për trupin e përsosur (FOTO)

Shumë femra shohin dieta të ndryshme ushqimore që të arrijnë trupin e përsosur, por sekreti nuk është aty.

Nëna e tre fëmijëve, Abigail O’Neill i ka habitur të gjithë me linjat e mira që lidhen me ‘dushin e mrekullisë’.

44-vjeçarja ka mijëra ndjekës në Instagram që e përgëzojnë për pamjen rinore. Ajo ka vendosur të zbulojë sekretet e trupit të mahnitshëm, dushin 12 minutësh.

“Ky është trajtimi im për fytyrën dhe trupin. Dushi i mrekullisë përfshin një rutinë ku cdo njeri duhet të lahet për 3 minuta me ujë të ftohtë dhe më pas ta kalojë nga i ngrohti. Procesi duhet përsëritur tre herë derisa të plotësohet 12 minutëshi”, zbuloi Abigail.

Ndër të tjera, ajo tregoi se ka 30 vite që e bën këtë ritual dhe për mëngjes zgjedh gjithmonë ushqime që kanë shumë vitamina.