Video/ Komplet debil! Po bënte ‘selfie’ mbi shina por… treni e përplas dhe... - AlpeGossip
Video/ Komplet debil! Po bënte ‘selfie’ mbi shina por… treni e përplas dhe…

Video/ Komplet debil! Po bënte ‘selfie’ mbi shina por… treni e përplas dhe…

Si të lësh përshtypje në epokën e rrjeteve sociale? Një i ri indian ja ka dalë mbanë ta realizojë këtë, megjithëse me disa fraktura në kokë.

I riu, i quajtur Shiva kërkoi të realizonte një “selfie” me trenin. Deri këtu nuk ka asgjë që nuk shkon, përveç faktit se treni ishte në lëvizje.

Në videon e shpërndarë nëpër faqe të ndryshme, i riu shihet teksa filmon veten dhe në sfond duket treni që afrohet me shpejtësi.

 

Makinisti i bie disa herë borisë, por Shiva, që me gjasa kujtonte se ishte në zonën e sigurisë i injoron ato.

Videoja përfundon me trenin që godet të riun dhe e hedh atë disa metra tutje. Fatmirësisht, Shiva i ka mbijetuar përplasjes, megjithëse me dhjetra qepje në kokë.