Aktorja shqiptare denoncon ‘live’ në emision: Më kanë NGACMUAR seksualisht regjisorë – AlpeGossip
Aktorja shqiptare denoncon ‘live’ në emision: Më kanë NGACMUAR seksualisht regjisorë

Aktorja shqiptare denoncon ‘live’ në emision: Më kanë NGACMUAR seksualisht regjisorë

Skandalet seksuale që kanë pushtuar Hollivudin vijojnë të prodhojnë krye artikuj gazetash apo të lajme në të gjithë botën.

Por skandale të tilla tashmë nuk janë një ekskluzivitet i aktorëve apo producentëve të famshëm amerikanë.Të tilla ngacmime janë prezentë edhe në kinematografinë shqiptare por askush deri më sot ka guxuar ti bëj publike.

Por nga studio e Rreze Dielli aktorja Ina Gjonçi ka gjetur guximin të flasë hapur për herë të parë e të tregojë që ngacmimet seksuale janë prezente edhe mes njerëzve të artit.“Këtu ngacmimi është nga të gjitha anët”, shprehet Gjonçi.

Ka aktore shqiptare që e pranojnë që janë ngacmuar seksualisht nga regjisor, producent?

“Po ka”, thekson aktorja.Ky deklarim i aktores Gjonçi ka shkaktuar debat dhe komente të shumta në rrjetet sociale për ngacmime të tilla të cilat kalojnë në heshtje jo vetëm në botën e artit por edhe nëpër institucionet shtetërore shqiptare.