“KJO ËSHTË PËR NUSE”/ Olsi Bylyku qenka i fiksuar pas moderatores shqiptare (VIDEO) – AlpeGossip
“KJO ËSHTË PËR NUSE”/ Olsi Bylyku qenka i fiksuar pas moderatores shqiptare (VIDEO)

“KJO ËSHTË PËR NUSE”/ Olsi Bylyku qenka i fiksuar pas moderatores shqiptare (VIDEO)

Së fundmi, në rubrikën “B.E Caffee” ka qenë i ftuar këngëtari i njohur Lorenc Hasrama i cili solli këtë vit në Kënga Magjike një bashkëpunim me aktorin e humorit Olsi Bylyku. Dyshja kanë sjell disa këngë bashkë që rezultuan shumë të suksesshme dhe janë kthyer në hite.

Ata janë dhe miq shumë të mirë, dhe që të dy bashkë ishin ftuar nga Erioni dhe Besi për t’ju përgjigjur disa pyetjeve në lidhje me miqësinë e tyre disavjeçare. Gjatë intervistës një nga pyetjet më pikante për dy djemtë ishte: ‘Cila është vajza më e bukur mes dhjetëra bukurosheve të showbiz-it’.

Pasi panë njëri-tjetrin në sy, Olsi dhe Lorenci buzëqeshën dhe pranuan se pëlqenin të njëjtën vajzë. “Thuaje, thuaje! Do ta thuash ti apo ta them unë?”, i tha aktori Lorencit i cili ja ktheu: “E ke fjalën për atë që mendojmë të dy?” “Po”, përgjigjet me të qeshur Olsi.

“Shikonim në Instagram këto vajzat e showbiz-it dhe kur dilte Nevina Shtylla, thoshim: “Ah, kjo është për nuse…”, ka përfunduar Lorenci.