EPOKË E RE/ Çfarë është duke ndodhur me Instagramin e Dua Lipës? – AlpeGossip
EPOKË E RE/ Çfarë është duke ndodhur me Instagramin e Dua Lipës?

EPOKË E RE/ Çfarë është duke ndodhur me Instagramin e Dua Lipës?

Krejt papritur, vumë re që Dua Lipa ka fshirë çdo foto nga Instagram-i i saj! Aktualisht ka zero postime dhe si foto profili, është thjesht një fushë në ngjyrë të kaltër.

Para se të aludoni, për një vjedhje të mundshme llogarie Instagram-i, ju kujtojmë se pak kohë më parë, këngëtarja na kujtoi se shumë shpejt do të vijë një “epokë e re”. Në fillim të tetorit, Dua, konfirmoi se albumi i saj i dytë është pothuajse gati dhe me shumë gjasa, fshirja e të gjithë postimeve s’është asgjë më shumë sesa thjesht një strategji që lidhet me “epokën e saj të re”.

“Epokë e re! Faleminderit për durimin tuaj. Shihemi së shpejti.”- shkroi Dua pak javë më parë dhe që prej asaj dite s’ka patur më asnjë kontakt me botën e rrjeteve sociale.

Në daljet e fundit, Dua Lipa u shfaq me flokë bjondë dhe ndërsa të gjithë u habitën me ndryshimin drastik në pamje, e ftuar në festivalin e “The New Yorker” pohoi se edhe flokët e verdhë, janë bërë në kuadër të projekteve të reja muzikore.

Duke marrë parasysh sa aktive është Dua në Instagram, me siguri koha e shkëputjes s’do të jetë e gjatë. Ndryshe nga suksesi i epokës së saj të re!