“TË DHEMB SHPIRTI MU MBUSHËN SYTË ME…”/ Shefi i “KEQ” Renato Mekolli përlotet në mes të emisionit (VIDEO) – AlpeGossip
“TË DHEMB SHPIRTI MU MBUSHËN SYTË ME…”/ Shefi i “KEQ” Renato Mekolli përlotet në mes të emisionit (VIDEO)

“TË DHEMB SHPIRTI MU MBUSHËN SYTË ME…”/ Shefi i “KEQ” Renato Mekolli përlotet në mes të emisionit (VIDEO)

Shefi i kuzhinës, Renato Mekolli, është kthyer në një ndër personazhet më të komentuar të showbizit, i cili ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me dinamikat e shumta në emisionin “Hell’s Kitchen”.

Në puntatën e fundit të emisionit, ai i kishte kërkuar konkurrentëve të rikrijonin pjatën e tij të preferuar, si në kompozim, ashtu edhe në shije. Mirëpo, Renato i ka habitur të gjithë kur sapo ka provuar pjatën e parë, është përlotur përpara kamerës. Madje, i prekur nga rezultati i dobët, ai ka ngatërruar dhe fjalët.

“Sinqerisht më mbushen lotët me sy. Sytë me lot. Ta prishni kaq shumë një pjatë, ta shkatërroni kaq shumë një pjatë. Sikur e keni bërë me urrejtje dhe jo me dashuri dhe pasion. Të dhemb shpirti. Sinqerisht unë ashtu ndihem.”- i është kthyer Renato konkurrentes.