Tashmë e dimë se sezoni i ri televizin ka nisur dhe emisionet po fillojnë me rradhë pasi pushimet mbaruan.
Siç ishim informuar dhe më parë, këtë sezon do të rikthehet në televizion ”Hell’s Kithchen”. Kuzhinjeri Renato Mekolli e ka paralajmëruar që më parë, por ditën e djeshme ai publikoi në llogarinë e tij të Instagramit promon e emisionit duke na rikujtuar kështu se së shpejti duhet të përgatitemi për ”ferrin”.
Gjithashtu dimë se këtë herë, Renato nuk do të jetë i vetëm por do të shoqërohet dhe nga dy kuzhinjere bukuroshe. Njëra është Ani Alku, konkurentja e vitit të kaluar të ”Hell’s Kitchen” dhe tjetra është ish-konkurentja e ”MasterChef” Albana Dulellari./AlpeGossip.al