Moderatorja e njohur, Bora Zemani që në daljen e saj të parë në ekran ka dalluar për flokët e gjatë dhe të drejt brun. Mirëpo, pak ditë më parë ajo i ka habitur të gjithë ndjekësit e saj teksa ka publikuar një foto ku shihej me flokë të shkurtër.
Bora zgjodhi që të hiqte dorë nga flokët e gjatë, mirëpo siç duket parukierja e saj nuk ka qenë aspak dakord me këtë vendim. Në një video të publikuar së fundmi në ‘Instagram’, Bora ka treguar se në momentin që parukierja e saj nuk ka pranuar t’ia presë flokët ajo ka marrë gërshërën dhe i ka prerë vetë.
“Po ju do i prisnit vetë flokët nëse parukierja juaj nuk do ishte dakord? Ja çfarë më detyroi të bëja e imja”, ka shkruar Bora pranë videos që ka shkrirë së qeshuri ndjekësit.