Rrëfimi prekës i Rezarta Shkurtës: Jam e detyruar ta shoh vajzën të mos luaj me të atin – AlpeGossip
Rrëfimi prekës i Rezarta Shkurtës: Jam e detyruar ta shoh vajzën të mos luaj me të atin

Rrëfimi prekës i Rezarta Shkurtës: Jam e detyruar ta shoh vajzën të mos luaj me të atin

Rezarta Shkurta është një nga personazhet më të dashura për publikun shqiptar dhe cilësohet si një një grua edhe nënë e fortë.

Pas burgosjes së bashkëshortit të saj, Ermal Hoxhës, është hera e parë që Rezarta Shkurta, del në ekran për të treguar momentet e këqija të gjithë këtyre kohëve që i është dashur të rrisë e vetme vajzën e saj.

Në një intervistë për Prive, ka thënë: “Sigurisht që nuk jam në kulmin tim të lumturisë. Aktualisht, pavarësisht se kam zgjedhur dashurinë e jetës sime, Ermalin, jam e detyruar ta rris vajzën vetëm, jam e detyruar ta shoh të mos luajë çdo ditë me babin e saj”- këto kanë qenë fjalët prekëse të Rezartës.

Megjithëse në fund, ajo beson dhe shpreson që gjërat do të rregullohen. “Shrpesoj dhe besoj se shumë shpejt do të jemi bashkë, që atë princeshën e vogël që sollëm në jetë, do ta rrisim bashkë” – përfundoi Rezarta.