Pesë përdorime të patates që shumë pak njerëz i dinë – AlpeGossip
Pesë përdorime të patates që shumë pak njerëz i dinë

Pesë përdorime të patates që shumë pak njerëz i dinë

Që patatet skuqen, zihen e piqen këtë e dimë të gjithë, çështja është sa në dijeni jeni për përdorimet e mëposhtme të patates. Ja tek i keni:

1. Shëron djegiet

Lajeni pataten mirë e mirë, qërojeni dhe priteni në feta të holla, të cilat duhet t’i mbani mbi zonën e dëmtuar për 10- 15 minuta.

2. Shkëlqen lëkurën e këpucëve

Fërkojini këpucët me patate dhe lërini ashtu për 5 minuta. Më pas fshijini me një leckë të thatë derisa të kenë marrë shkëlqimin që dëshironi.

3. Largoni ngjyrën e errët në sqetull, si pasojë e depilimit

Përsëriteni çdo ditë, për 2– 3 javë procedurën e mëposhtme: grijeni pataten dhe masazhoni me to zonën problematike për 3 minuta. Lëreni lëngun e patates të veprojë për një gjysmë ore dhe lajeni më pas me ujë të ftohtë.

4. Largoni dhimbjen e kokës

Ndajeni një patate në feta, vendosini në kokë dhe mbështillini me një pecetë. Mbyllini sytë, shtrihuni dhe shihni si dhimbja do të zhduket.

5. Pastroni xhamat

Nuk ju duhen më detergjentët. Leckën e thatë me të cilën pastroni xhamat, fërkojeni me pjesën e brendshme të patates dhe nisjani punës.