PAS DEKLARATËS SË FORTË TË ONI PUSTINËS/ Reagon bashkëshortja e Ilir Shaqirit: Të të vijë turp (FOTO) – AlpeGossip
PAS DEKLARATËS SË FORTË TË ONI PUSTINËS/ Reagon bashkëshortja e Ilir Shaqirit: Të të vijë turp (FOTO)

PAS DEKLARATËS SË FORTË TË ONI PUSTINËS/ Reagon bashkëshortja e Ilir Shaqirit: Të të vijë turp (FOTO)

Oni Pustina ka shkruar një koment për Ilir Shaqirin që u bë shkak për shumë komente dhe deklarata të tjera. Sigurisht bazuar në ecurinë e tij në BBV.

Ai ka shkruar në faqen zyrtare të reality show-t: “Ilir Shqiri ka një jetë që jeton nën hijen e Kledi Kadiut dhe xhelozon për çdo shqiptar të realizuar në shtetin fqinj.
Ka një jetë që përpiqet me çdo mënyrë dhe intrigë që të jetë sado pak në nivelin e tyre duke minimizuar arritjet e tyre dhe duke u përpjekur madje edhe t’iu zërë vendin. Uroj që Shaqiri ta fitojë BBV, që më në fund edhe ai të ndihet i realizuar e të mos vuajë me suksesin e miqve apo ish-miqve të tij në Itali”.

Nuk kanë qenë të pakta komentet kundër tij, por edhe ata pro. Oni ka marrë kohë edhe për të kthyer disa pëgjigje ndaj disave prej tyre. Ndërkohë që gruaja e Ilirit nuk e ka lënë pa koment diskutimin, pikërisht në komente, ku shkruan se Pustina po kërkon të marrë vëmendje.

“Hajde Oni, djalë i mirë. Keni arritur të merrni një artikull!!! Gjithsesi Iliri ishte në dasmën e Kledit dhe në pagëzimin e vajzës. Më duket se nuk të kam parë. Çfarë nuk bën për t’i bërë njerëzit të flasin. Kur ke pasur nevojë, të kemi pritur dhe për shumë gjatë. Dhe ti e di këtë. Mjaft, të lutem. Sa turp.”

Ndërsa në një tjetër koment, Emanuela shkruan: “Fatkeqësisht, njerëzit pështyjnë aty ku kanë ngrënë”.