JOHNNY DEPP FITOI GJYQIN KUNDËR SAJ/ Reagon për herë të parë Amber Heard: Zhgënjimi që ndjej sot… – AlpeGossip
JOHNNY DEPP FITOI GJYQIN KUNDËR SAJ/ Reagon për herë të parë Amber Heard: Zhgënjimi që ndjej sot…

JOHNNY DEPP FITOI GJYQIN KUNDËR SAJ/ Reagon për herë të parë Amber Heard: Zhgënjimi që ndjej sot…

Amber Heard ka reaguar për herë të parë pas vendimit të gjykatës, ku Johnny Depp triumfoi në Gjykatë kundër saj. 36-vjeçarja e përshkroi vendimin si një hap mbrapa për gratë në epokën pas #MeToo. Ajo u shpreh tepër e zhgënjyer që provat nuk ishin të mjaftueshme.

“Zhgënjimi që ndjej sot është përtej asaj që mund të përshkruaj me fjalë. Ndihem zemërthyer që mali i provave nuk ishte i mjaftueshëm për t’i bërë ballë fuqisë dhe ndikimit të ish-bashkëshortit tim. Unë jam edhe më e zhgënjyer për atë që ky vendim do të thotë për gratë e tjera”, u shpreh ajo.

Më tej, Heard shtoi se avokatët e Johnny-t ia dolën që ta detyronin jurinë të anashkalonte çështjen kyçe të Lirisë së Fjalës.

“Unë besoj se avokatët e Johnny-t ia dolën që ta detyronin jurinë të anashkalonte çështjen kyçe të Lirisë së Fjalës dhe të injoronte provat që ishin aq bindëse sa fituam në Mbretërinë e Bashkuar. Jam e trishtuar që e humba këtë çështje. Por jam akoma më e trishtuar që duket se kam humbur të drejtën që mendoja se e kisha si amerikane, të flas lirshëm dhe hapur”, vazhdoi ajo.