Dyshja e njohur e ekranit shqiptar, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj duket se kanë zgjedhur që një prej fundjavave të tyre ta kalojnë në kanionet e Skraparit.
Ka qenë Myrtezaj ajo e cila ka publikuar një album fotosh duke treguar bukuritë e vendit të cilat i ka vizituar së bashku me dashurinë e saj më të madhe, Besin.
“Unë dhe ti @beskallaku çelsizemrës”, ka shkruar Xhensila krah fotove ku shihen mjaft të qeshur dhe duke shkëmbyer puthje.
Me siguri kjo eksperiencë ndryshe nga të tjerat do të ngelë gjatë në memorien e Xhensilës dhe Besit.