Pas Prime-t të martës, debatet në shtëpinë e Big Brother VIP janë përsëri, me Selinën dhe Rogertin që nuk kanë ndalur përplasjet mes tyre.
Ata debatuan me njëri-tjetrin, me Selin që i tha Rogertit rrugaç, ndërsa ky i fundit iu kthye me: “Shko gjeje ku e ke babin”.
Pjesë nga debati-
Selin: S’ka faj ajo në të babë që të kenë jashtë shtëpisë. Se je porosit.
Rogerti: Nëse babai im më ka hapur jashtë shtëpisë…
Selin: Një si puna jote jam rrugës. Ti je rrugaç.
Rogerti: ti shko gjeje ku e ke babin. Ik gjeje ku e ke babin.
Selin: Unë babin s’e kam. Cili është problemi jot. Ti je rrugaç. More vete, rrugaç je.
Menjëherë pas kësaj, Selin i gjuajti Rogertit me një qese me patatina dhe më pas nga dhoma e gjumit, ndërsa banorët e tjerë u mblodhën rreth tij.













