“TEK ARJOLA MË PËLQEN…”/ Fituesi i BB VIP zbulon çfarë profesioni do kishte nëse nuk do ishte balerin – AlpeGossip
“TEK ARJOLA MË PËLQEN…”/ Fituesi i BB VIP zbulon çfarë profesioni do kishte nëse nuk do ishte balerin

“TEK ARJOLA MË PËLQEN…”/ Fituesi i BB VIP zbulon çfarë profesioni do kishte nëse nuk do ishte balerin

Balerini i dashur për publikun, Ilir Shaqiri, ishte sot i ftuar në emisionin “Breakin” në Top News, ku dha një intervistë ndryshe nga herët e tjera. Ai iu përgjigj disa pyetjeve të shpejta, ku tha se në “Big Brother VIP” ishte penduar se u ka dhënë besim disa personave që nuk e meritonin.

Pjesë nga kjo intervistë:

Jam krenar që… jam shqiptar

Tek Arjola më pëlqen… fisnikëria

Pika ime e dobët në BB VIP ishte… lëshimin në disa gjëra

Jam penduar që.. i kam dhënë besim disa personave

Emrin ma kanë vendosur… prindërit

Mbaj gjithmonë me vete… tatuazhin e BB VIP, jam i lumtur që e kam bërë

Në gatim jam… 10 me yll

Qyteti im i preferuar është… Tirana, por kam Romën dhe vendet ku shkoj të peshkoj

Data më e rëndësishme… dita e lindjes së vajzës. Do nisëm të mërkurën për Itali për ta takuar.

Nuk bëhem pishman për… durimin që kam pasur

Kohën e lirë e kaloj duke… peshkuar

Nëse nuk do isha balerin do isha… pilot avioni

Filmi im i preferuar… filmat shqiptarë

Këshillat ia dëgjoj vetëm… gjithë atyre që më duan

Premtoj që… do jem prezent në Shqipëri