Pasditen e sotme e ftuar në “Ftesë në pesë” ishte Adisa Gjomemo, një blogere e cila publikon video në youtube. Një ndër pyetjet që i drejtoi Bieta ishte: “Sa fiton nga e gjith kjo?”
Adisa bëri sikur u ofendua nga pyetja e Bietës dhe u largua nga studioja. “Mua nuk më pëlqejnë këto pyetjet me lekë, prandaj më mirë ta ndërpresim. A mund të largohem sepse nuk më pëlqejnë këto pyetjet kështu? Më fal Bieta, me gjithë respektin për ty, ndjesë!”, tha ajo dhe doli nga studioja.
Më pas, Adisa u rikthye sërish duke treguar se ishte një lojë. “Unë rikthehem, kjo është një ndër gjërat që bëj unë në kanalin tim. Ishte një lojë e vogël”, u shpreh blogerja.