FYESE DHE RACISTE/ Gucci kërkon falje për bluzën që e vuri gjithë botën kundër markës së njohur - AlpeGossip
FYESE DHE RACISTE/ Gucci kërkon falje për bluzën që e vuri gjithë botën kundër markës së njohur

FYESE DHE RACISTE/ Gucci kërkon falje për bluzën që e vuri gjithë botën kundër markës së njohur

Njerëzit janë inatosur me Gucci-n, pasi ka nxjerrë në shitje një golf-maskë të hapur te pjesa e gojës. Golfi arrin sipër hundës është ngjyrë i zi ndërsa pjesa e gojës është ngjyrë e kuqe. U desh shumë pak kohë që njerëzit në Twitter të reagonin duke e akuzuar Gucci-n për racizëm. Sipas tyre, kjo bluzë ngjan me “maskën e zezë” – një grim teatri, që përdorej kryesisht nga performuesit e bardhë për të përfaqësuar një karikaturë të një personi me ngjyrë. Kjo maskë është përdorur gjatë shekullit të 20-të, ndërsa tanimë konsiderohet si fyese dhe raciste.

 

Reagimet kanë qenë të ashpra, prandaj Gucci është detyruar ta heqë bluzën nga faqja zyrtare dhe nga çdo dyqan fizik. Gjithashtu, firma e njohur ka kërkuar falje publike. “Gucci kërkon falje për fyerjen e shkaktuar nga bluza ‘balaclava’. Ne konfirmojmë që bluza është hequr nga dyqani ynë online dhe nga çdo dyqan fizik. Ne e konsiderojmë diversitetin një vlerë thelbësore që duhet përkrahur dhe respektuar në çdo vendim që marrim. Ne i përkushtohemi rritjes së diversitetit përmes organizatës tonë dhe le ta kthejmë këtë incident në një mësim të madh për skuadrën e Gucci-t dhe për të gjithë”, -kanë shkruar përfaqësuesit e firmës.

 

Nëse punësoni më shumë njerëz me ngjyrë dhe nëse krijoni një ambjent ku njerëzit e të gjitha niveleve në kompani të ndihen të lirë të flasin, incidente të tilla do të shmangen”, -është një nga përgjigjet e kësaj falje publike, që po bën xhiron e rrjetit.