JO VETËM SHTATZANIA/ Këto janë 5 problemet shëndetësore që çrregullojnë periodat - AlpeGossip
JO VETËM SHTATZANIA/ Këto janë 5 problemet shëndetësore që çrregullojnë periodat

JO VETËM SHTATZANIA/ Këto janë 5 problemet shëndetësore që çrregullojnë periodat

Menstruacionet e rregullta janë një tregues që organizmi i një gruaje po funksionon mësë miri, megjithatë të gjitha vajzat e kanë përjetuar të paktën një herë ankthin e “mungesës së periodave”. Ankohemi për dhimbjet dhe ditët e sikletshme, por kur periodat vonohen dhe nuk kemi planifikuar një shtatzëni, menjëherë mendojmë se kjo gjë paralajmëron një çrregullim apo problem të mundshëm. Megjithatë duhet të dini se shtatzënia nuk është arsyeja e vetme se pse cikli juaj vonohet. Më poshtë do të lexoni arsyet kryesore që ndikojnë në rregullsinë dhe kohëzgjatjen e ciklit menstrual.
1.Humbje/Fitim peshe në mënyrë drastike apo aktivitet i tepruar fizik
Kushtet e rënda si anoreksia dhe bulimia mund të shkaktojnë çrregullime të ciklit. Luhatja e hormoneve brenda një kohe shumë të shkurtër “detyron” trupin të ndalojë procesin e ovulacionit. Ushtrimet e tepruara në palestër apo në shtëpi ndikojnë gjithashtu drejtpërdrejtë në ciklin tuaj.
2.Stresi
Hormonet e stresit mund të prishin ovulacionin duke shkaktuar perioda të parregullta. Qetsohuni, sigurohuni që nuk prisni një fëmijë (nëse kjo është frika juaj)dhe do shihni se si brenda pak ditëve cikli do t’ju vjë normalisht.
3.Çrregullime hormonale, tiroidet
Gjëndra tiroide rregullon të gjitha proceset metabolike përmes hormoneve që sekreton. Ajo ndërvepron me shumë sisteme të tjera për të mbajtur procese të tëra nën kontroll. Kur trupi juaj prodhon shumë hormone, cikli juaj mund të vonohet dhe në rastin më të keq mund të mos ju vijë fare.
4.Metodat kontraceptive 
Përdorimi afatgjatë i metodave kontraceptive mund të ndikojë në ciklin menstrual.
“Metodat e vazhdueshme të kontrollit të lindjes mund të çojnë në amenorrhea, një kusht ku menstruacionet ndalen plotësisht,” thotë Dr. Tyson. “Kjo është normale, jo shqetësuese, dhe shpesh me mjaft përfitim shëndetësor” Kjo të thotë dhimbje të lehta, rrezik më të ulët të anemisë, rrezik minimal për kancer ovarian!
5.Menopauza e parakohshme prek gratë në të 40-at dhe shkakton perioda të vonuara apo jo të rregullta në kohë. Living