"JEMI VETËM TI EDHE UNË"/ Khloe Kardashian publikon foton me të bijën me fjalët që i prekën të gjithë - AlpeGossip
“JEMI VETËM TI EDHE UNË”/ Khloe Kardashian publikon foton me të bijën me fjalët që i prekën të gjithë

“JEMI VETËM TI EDHE UNË”/ Khloe Kardashian publikon foton me të bijën me fjalët që i prekën të gjithë

Khloe Kardashian po e rrit vajzën e saj si një nënë beqare pas skandaleve të njëpasnjëshme të tradhtisë së ish-partnerit. Bukuroshja e ekranit duket se e ka marrë veten pavarësisht gjithë krizës emocionale që kaloi së fundmi. Me anë të një fotoje ku shfaqet me të bijën, Khloe thekson faktin se tashmë është vetëm ajo dhe True. Siç kuptohet, ylli i ‘Keeping up with Kardashians’ e ka lënë pas çdo gjë për t’u përqendruar tek vajza e saj.

Kujtojmë se pak javë më parë skandali i tradhtisë prishi marrëdhëniet në familjen më të famshme në botë, pasi shoqja e Kylie Jenner ishte parë me partnerin e Khloes. Pas kësaj ngjarjeje akuzat dhe kundërakuzat mes vajzave më të famshme në botë kanë qenë të shumta.