IA MBULUAN PORTRETIN NË KABUL/ Reagon Beatrix Ramosaj: Ndihem shumë keq (FOTOT) – AlpeGossip
IA MBULUAN PORTRETIN NË KABUL/ Reagon Beatrix Ramosaj: Ndihem shumë keq (FOTOT)

IA MBULUAN PORTRETIN NË KABUL/ Reagon Beatrix Ramosaj: Ndihem shumë keq (FOTOT)

Me marrjen e pushtetit nga talebanët në Afganistan, janë mbuluar me bojë posterat e modeleve në sallone bukurie në Kabul, në njërin prej të cilave ishte edhe Beatrix Ramosaj.

Së fundmi, ajo ka reaguar në lidhje me këtë ngjarje, duke treguar të gjitha përjetimet e saj pasi mësoi për gjithë këtë situatë.

“Shumë njerëz më kanë pyetur si ndihem për fshirjen e fotografisë sime nga vitrinat e Kabulit.
Jam pa fjalë dhe ndihem jashtëzakonisht shumë keq, jo sepse është portreti im, aty mund të ishin me mijëra vajza të tjera shumë të bukura, por sepse mendoj për të gjitha ato gra dhe vajza që tashmë s’kanë më asnjë grimcë lirie dhe mundësi për të shprehur veten.

Ndihem shumë keq, si artiste dhe si femër, pasi mendoj se roli jonë është akoma më i madh se i të krijuarit art, por edhe për të ngritur zërin për çështje të ndryshme, për të frymëzuar, për të dhuruar ëndrra dhe shpresa për më të vegjlit.

Ndoshta për disa, ato fotografi janë thjesht fushata promocionale për të shitur fustane, por në një shoqëri që ishte ende duke u rimëkëmbur, ishin një fije shprese më shumë për vajzat e vogla, që duke parë ato fotografi ndoshta ëndërronin të ardhmen e tyre të bardhë, të drejtë, të lumtur, me partnerin e zemrës që kanë zgjedhur vetë dhe kurrsesi duke parë ato fotografi nuk do mendonin se pas 20 vitesh talebanët do të ktheheshin e do të shuanin ëndrrat e tyre. E urrej faktin që pas shumë vitesh përpjekje për liri, por dhe për të ngritur imazhin e gruas në Afganistan, tani çdo gjë është rrënuar.

Por unë vij nga një familje e fortë, me gra të forta, që më kanë mësuar që pas çdo rrëzimi, ka një ngritje dhe që e drejta do të triumfojë. Gjithashtu duke qenë me origjinë nga Kosova, e di dhe e ndjej dhimbjen e madhe që të gjithë refugjatët janë duke kaluar tani.
Dhe në mes të kësaj krize të madhe humanitare, do i kërkoja të gjithë të rinjve/bashkëmoshatarëve në Shqipëri, në Europë, në USA, të bëhen më të mirëkuptueshëm dhe ta kenë parasysh që “Asnjë njeri nuk do zgjidhte të vdiste në ajër, po mos ta dinte sesa e rrezikshme është toka në të cilën shkel”, ka shkruar Beatrix Ramosaj duke dhënë dhe një mesazh për të gjithë!

FOTOT