SI DUKEJ NË FILLIMET E KARRIERËS? Chiara Ferragni zbulon pasiguritë e saj – AlpeGossip
SI DUKEJ NË FILLIMET E KARRIERËS? Chiara Ferragni zbulon pasiguritë e saj

SI DUKEJ NË FILLIMET E KARRIERËS? Chiara Ferragni zbulon pasiguritë e saj

Ditën e sotme, Chiara Ferragni ka vendosur të rikthehet pas në kohë. Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ disa foto të viteve 2011/2012/2013, të cilat tregojnë se si dukej ajo në fillimet e karrierës së saj. “2011/2012/2013: vitet “midis”. Ato ishin kohët kur askush nuk mund të kuptonte se çfarë isha duke bërë, por teksa kalonin ditët, unë isha më e sigurt për rrugën time. Personat që më urrenin kanë qenë gjithmonë ato, por këto ishin vitet kur unë fillova të mos më interesonte më asgjë dhe të ndryshoja sjellje me ato që nuk më kuptonin.

Fillova të vendosja tualet dhe të rregulloja flokët, të ndihesha femër dhe jo një fëmijë. 2012 ishte viti ku fillova të mos postoja vetëm në blog-un tim, por edhe në ‘Instagram’, duke ndryshuar mënyrën e komunikimit me ndjekësit e mi. 2013 ishte viti kur u zhvendosa në Los Angeles dhe stili im u bë pak më i lehtë.

Kush i mban mend këto veshje epike në tapetin e kuq të festivaleve ‘Cannes’ dhe ‘Venice’ “, ka shkruajtur Chiara. Fotot kanë marrë reagime dhe komente të shumta, të cilave blogerja nuk ka hezituar t’i përgjigjet. Fansat kanë pasur më shumë kuriozitet në lidhje me ndryshimin e lëkurës së saj dhe Chiara ka zbuluar se në atë kohë, lëkura ka qenë një nga pasiguritë e saj.

“Po kjo historia që sa më shumë kalon koha aq më shumë rinoheni?”, e ka pyetur një komentues, e ndërsa Chiara i është përgjigjur duke thënë se në atë kohë, nuk dinte të vlerësonte dhe të kujdesej për veten.

View this post on Instagram

2011/2012/2013: the in-between years. Those were the times when nobody could still understand what I was doing but, day by day, I was more sure of my path. Haters were always there, but those were the years where I started to really not care, showing a completely different attitude towards those who couldn’t get me. I started wearing real makeup and get my hair done, and feeling a bit like a woman and not a child anymore. 2012 was the year when I started posting not only on my blog @theblondesalad but also on Instagram, changing my way to communicate with my followers forever. 2013 was the year in which I moved to Los Angeles and my style also became a bit more effortless. Who remembers these epic Cannes and Venice film festival red carpet looks? 🥰

A post shared by Chiara Ferragni (@chiaraferragni) on