“KA MAXI GRUPIM”/ Iliri: Nuk më afrohet askush kur jam vetëm! Donaldi: Nuk jam tendencioz, kam… – AlpeGossip
“KA MAXI GRUPIM”/ Iliri: Nuk më afrohet askush kur jam vetëm! Donaldi: Nuk jam tendencioz, kam…

“KA MAXI GRUPIM”/ Iliri: Nuk më afrohet askush kur jam vetëm! Donaldi: Nuk jam tendencioz, kam…

Iliri ka thënë se disa prej banorëve VIP kanë kryer “maxi grupim” duke qëndruar larg tij.

Ai u shpreh se askush nuk flet fjalë të mira për të dhe përveç Sabianit, Monikës e Arjolës nuk i afrohet askush tjetër kur qëndron vetëm.

Ndërsa Donaldi i sugjeron që duhet të bëjë veten që t’i afrohen njerëzit dhe theksoi se nuk e sheh veten tek këto grupimet.

Iliri: Maxi grupim se nuk dëgjoj askënd që flet një fjalë të mirë për mua, nuk shoh askënd që kur jam vetëm të afrohet përveç Sabianit, Monikës dhe Arjolës.

Donald: Ndoshta duhet ta bësh veten që të afrohen njerëzit.

Iliri: Nëse një grup ka një muhabet, nuk futem si pula në pilaf. Këto gjëra nuk ndodhin aty.

Donald: Ndoshta duhet ta shohësh tek vetja, jo tek maxi grupimet. E shikoj veten që në disa momente ndodh dhe në disa momente nuk ndodh.

Monika: Nuk e shoh këtë lloj gjëje.

Arjola: Kam përshtypje së Dagz, PM, Fifi, Trixa kanë të njëjtën moshë, por nuk e shoh Ilirin të veçuar nga grupi. Iliri vjen, është aty.

Donald: Asnjëherë nuk do të jem tendencioz. Kam bindjet e mia. Për mua, tani jam në fazën që pres dhe shikoj. Gjërat që i shikoj tendencioze, i flas me Ilirin, ia thashë atë që kisha por debate nuk nxjerr asnjëherë.