“PO TALL TRAPIN, ZHDUKU”/ Renato Mekolli nevrikoset keq me konkurrentin (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
“PO TALL TRAPIN, ZHDUKU”/ Renato Mekolli nevrikoset keq me konkurrentin (FOTO+VIDEO)

“PO TALL TRAPIN, ZHDUKU”/ Renato Mekolli nevrikoset keq me konkurrentin (FOTO+VIDEO)

Shefi i kuzhinës, Renato Mekolli është nevrikosur me një nga konkurrentët puntatën e sotme dhe e ka përjashtuar nga gara. Renato u nxeh keq me konkurrentin kur pa se ai kishte hedhur më shumë salcë se ç’duhej për karkalecat.

Shefi i kuzhinës nisi ta derdhë salcën në dorën e konkurrentit dhe e pyeti se ku do shkojë tani gjithë salca. “Hidhet”, u përgjigj konkurrenti ndërsa Renato në nerva e sipër, ia hodhi salcën konkurrentin, hodhi pjatën dhe e përjashtoi.

“Zhduku përjashta, zhduku, zhduku, dil përjashta nga kuzhina se po tall trapin këtu brenda. Dil dhe mos të kthehesh më brenda. Mos të shikoj më brenda”, bërtiti Renato.