DEGRADUAN DERI NË KONFLIKT FIZIK/ Këto janë sherret më të bujshme të VIP-ave shqiptarë (FOTO) – AlpeGossip
DEGRADUAN DERI NË KONFLIKT FIZIK/ Këto janë sherret më të bujshme të VIP-ave shqiptarë (FOTO)

DEGRADUAN DERI NË KONFLIKT FIZIK/ Këto janë sherret më të bujshme të VIP-ave shqiptarë (FOTO)

Showbiz-i shqiptar shpeshherë ka qenë i tronditur përsa i përket sherreve mes personazheve VIP. Bota e egër e ekranit dhe konkurrenca midis të famshmëve ka bërë që jo pak personazhe të përfshihen në sherre të cilat kanë përfunduar deri në konflikt fizik.

Në këtë artikull ne do t’ju rikthejmë në memorie disa nga sherret më të bujshme të VIP-ave të cilat kanë degraduar deri në përplasje fizike dhe madje me armë. /AlpeGossip.al

Noizy-Stresi

Bëhet fjalë për rivalitetin midis dy reperëve më të dashur për publikun shqiptar Noizyn dhe Stresin. Këta dy repera duket se nuk do t’i hapin kurrë rrugë njëri-tjetrit. Janë bërë armiq të betuar që në fillimtë karrierave dhe konfliktet sa vijnë e thellohen. Madje pas një sulmi me thika ku u përfshinë fansat e grupit OTR, Denis Dollapi përfundoi në gjendje kome.

Rozana Radi-Rezarta Shkurta

Edhe sot vazhdojnë të mos kenë asnjë kontakt me njëra-tjetrën. Sherri i madh mes dy këngëtareve Rozan Radi dhe Rezarta Shkurta degradoi deri në përplasje fizike. Mendohet se motivi i kësaj zënke ishte sot bashkëshorti i Rezarta Shkurtës, Ermal Hoxha.

Noizy-Babastars.

Dy grupe rivale të cilët kaluan deri në përleshje me armë. Ngjarja ndodhi në një hotel në Prishtinë ku i plagosur mbeti Noizy së bashku me Varrosin. Kjo ngjaraja u komentua shumë gjatë në media dhe u komentua si një nga zënkat më të mëdha mes vipave.

Big Mama-Rovena Stefa

Big Mama u kap për flokësh me këngëtaren e muzikës popullore Rovena Stefa. Ajo u shpreh se Rovi i kishte marrë të dashurin. Artistja ka deklaruar se e kishte strehuar në shtëpi këngëtaren e muzikës popullore Rovena Stefa dhe e kishte ndihmuar që të ndërtonte një karrierë në Kosovë dhe si shpërblim, kjo e fundit “i kishte marrë të dashurin”. Rovena ka heshtur gjithmonë për këtë çështje.

Adelina Ismajli-Leonora Jakupi

Një prej sherreve më të hershëm ështëa i midis dy këngëtareve le të themi Divave, Leonora Jakupi dhe Adelina Ismaili. Gjithçka nisi gati një dekadë më parë në backstage-t e një koncerti, ku bëheshin parapërgatitjet për regjistrimet e një spektakli për Vitin e Ri. Ende nuk dihen arsyet se përse ato janë zënë atë kohë, veç thashethemeve se rrahja e tyre më shumë ka qenë për çështje politike sesa për çështje xhelozie. Në një intervistë që i është Adelina Ismajlit, ajo ka thënë se është shpallur e pafajshme nga rrahja.

Kejvina Kthella-Einxhel Shkira

Thuhet se historia nisi për shkak të disa komenteve që Einxheli kishte bërë kur Kejvina fitoi në një seri të ”Dance With Me”. Këto fjalë nuk janë konfirmuar por sherri që përfundoi në konflikt fizik ndodhi kur Einxhel zbriti poshtë banesës së saj për të takuar Kejvinën, e cila ishte e shoqëruar nga modelja Marashi dhe nga një diskutim “sqarimi”, sherri precipitoi në një konflikt fizik, që u vu re edhe nga patrulla e policisë e cila po bënte një kontroll rutinë në atë zonë. E pyetur nga mediat, Einxheli tha:

Unë u gjenda e papërgatitur, pasi zbrita për të takuar pa asnjë paramendim, Kejvinën me të cilën kemi prej kohësh një marrëdhënie shoqërore të rregullt në distancë. Atje u përballa menjëherë me një sulm fjalësh dhe kërcënimesh. Isha një kundër dy dhe në debat e sipër, gjaknxehtësia bën të vetën.