KOMBINIM “I RREZIKSHËM” POR IA VLEN/ VIP-et shqiptare ju tregojnë si të dukeni seksi vetëm me të kuqe (FOTO) – AlpeGossip
KOMBINIM “I RREZIKSHËM” POR IA VLEN/ VIP-et shqiptare ju tregojnë si të dukeni seksi vetëm me të kuqe (FOTO)

KOMBINIM “I RREZIKSHËM” POR IA VLEN/ VIP-et shqiptare ju tregojnë si të dukeni seksi vetëm me të kuqe (FOTO)

Nga sfilatat deri në rrugët e qytetit, fiksimi i të kuqes po shpërndahet shumë shpejtë. E rrezikshme por perfekte nëse dini si ta kombinoni, kjo veshje është gjithçka që ju duhet për tu dukur më seksi se kurrë. Prania e ngjyrës së kuqe në të gjithë veshjen mund të duket si një ide e çmendur në fillim por nëse shikoni fotot që ne kemi për ju më poshtë, jemi të sigurt që do të ndryshoni mendje.

E kuqja gjithmonë është konsideruar si ngjyra e pasionit dhe dashurisë. Një veshje e tillë të jeni të bindura që do t’ju tregojë seksi, të sigurta dhe pafund femërore.

Kjo veshje mund të vijë në formën e fustaneve, kostumeve serioze ose sportive, fundeve dhe panatllonave me bluze e shumë mënyra të tjera. Mund të provoni ta vishni që nga mëngjesi deri në darkë dhe do të kuptoni se në çdo orë të ditës kjo veshje do t’ju ndriçojë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Nëse doni ta provoni por i druheni një pamje të tillë që tërheq vëmendje, ne do t’ju tregojmë disa VIP-e shqiptare nga të cilat mund të merrni disa ide. /AlpeGossip.al

Kida

Lori Hoxha

Dhurata Dora

Ilda Bejleri

Elvana Gjata

Jona Spahiu

Bebe Rexha

Nora Istrefi

 

 

Tuna Sejdi

Estela Ujka

Kejvina Kthella

Luana Vjollca