HËNGRËN BISKOTA ME MARIJUANË/ Ami i zbulon një sekret të vogël Ermalit (FOTO) – AlpeGossip
HËNGRËN BISKOTA ME MARIJUANË/ Ami i zbulon një sekret të vogël Ermalit (FOTO)

HËNGRËN BISKOTA ME MARIJUANË/ Ami i zbulon një sekret të vogël Ermalit (FOTO)

Holanda njihet si një nga vendet më liberale në Europë, ku të drejtat e njerëzve respektohen më shumë se askund tjetër. Ditën e djeshme rubrika “Escape” në emisionin “E diell”, ju dedikua posaçërisht këtij vendi. Drejtuesi i rubrikës Flori Gjini kishte ftuar një aktivist të shoqërisë civile me origjinë holandeze, Jan Jansen, për t’u njohur më shumë me këtë vend. Në rubrikë ishte e pranishme edhe e ftuara speciale emisionit, Amarda Toska. Duke folur për legalizimin e marijuanës në Holandë, Ami zbuloi dhe një sekret të vogël.

Ajo tregoi se njëherë ka vizituar Amsterdamin së bashku me Ermalin dhe atje i kishin bërë shumë çudi dyqanet që shisnin biskota me marijuanë. Kur u pyet nëse ajo dhe Ermali blenë diça, Ami pranoi duke qeshur se kishte provuar një biskotë, por me frikë shumë të madhe. Megjithatë ajo ka treguar se udhëtimin në Holandë e ka shijuar shumë dhe e cilëson si një vend mjaft të bukur.