BEYONCE POSTON FOTON/ Luana Vjollca i lë komentin epik – AlpeGossip
BEYONCE POSTON FOTON/ Luana Vjollca i lë komentin epik

BEYONCE POSTON FOTON/ Luana Vjollca i lë komentin epik

Nuk është hera e parë që ato i krahasojnë me njëra-tjetrën! Shpesh edhe me nota humori, moderatorja e njohur shqiptare Luana Vjollca ka gjetur të përbashkëta me divën e muzikës botërore Beyonce-n, sidomos në pjesën e imazhit.

Pak muaj më parë u komentua  ngjashmëria ose të themi rastësia e bukur kur të dyja kishin zgjedhur të njëjtën ngjyrë flokësh, ose kur kanë “goditur” në shenjë me fustanet apo stilin e ngjashëm të veshjes. Gjithsesi, ne mund të numërojmë këtu pafund shembuj të ngjashëm me to, por këtë herë ka qenë vetë Luana që nuk e ka kaluar në heshtje postimin e fundit të Beyonce-s.

Kjo e fundit e veshur me një fustan të gjatë, në ngjyrë të kuqe dhe me efekt xixash dhe shkëlqimi, duket në super formë fizike dhe foton e ka ndarë me gjithë publikun virtual.

Vetëm pak minuta më pas, ka qenë prezantuesja shqiptare që i ka shkruar: “Edhe ti lapsin sipër buzës”, duke konfirmuar me sa duket tendencën e momentit sa i takon grimit.

Konturin e buzëve me laps e kemi konstatuar edhe ne si detaj në portretin e Luanës, që e pratikon shumë shpesh, jo vetëm gjatë make up-it profesional në emisionin “Shiko kush Luan”, por edhe në përditshmërinë e saj.

Dhe ne mendojmë se asaj i shkon shumë! Po, si thoni?