MENDONIT SE I DINIT TË GJITHA? Lori Hoxha na mësoi mënyrën më ”cool” se si ti veshim bikinit (FOTO) – AlpeGossip
MENDONIT SE I DINIT TË GJITHA? Lori Hoxha na mësoi mënyrën më ”cool” se si ti veshim bikinit (FOTO)

MENDONIT SE I DINIT TË GJITHA? Lori Hoxha na mësoi mënyrën më ”cool” se si ti veshim bikinit (FOTO)

E dimë që rrobat e plazhit janë tepër të rëndësishme për vajzat në stinën e verës. Secila mundohet të zgjedhë jo vetëm modele që i përshtaten, por edhe sa më unike. Nëse deri më tani menduam se i kishim parë të gjitha modelet duke nisur nga ato klasiket të bikinit, truporet, apo reçipetat-bust…prisni se paska një ide akoma më “cool”.

Vetëm pak çaste më parë Lori Hoxha publikoi një foto teksa ndodhet në plazhet e mrekullushme të Capri-t. Dhe ajo që na tërhoqi menjëherë vëmendjen është veshja e saj. Në pjesën e sipërme Lori ka zgjedhur një shall në forme trekëndore, dy cepat e të cilit i ka lidhur rreth gjoksit, ndërsa cepi i tretë qëndron i varur në pjesën e barkut. Ngjyrën e tij e ka kombinuar me atë të mbathjeve dhe Lori duket kaq stil.

As që na kishte shkuar mendja ë? Epo, nëse jeni në kategorinë e personave me fat të cilit një pjesë të pushimeve i kanë lënë për në shtator, goca, ja ku keni idenë më të “çmendur” për tu dukur një super yll në plazh.