NJË KËNGË KUSHTUAR NËNËS/ Mozzik tregon gjithë vështirësitë e fëmijërisë (FOTO) – AlpeGossip
NJË KËNGË KUSHTUAR NËNËS/ Mozzik tregon gjithë vështirësitë e fëmijërisë (FOTO)

NJË KËNGË KUSHTUAR NËNËS/ Mozzik tregon gjithë vështirësitë e fëmijërisë (FOTO)

Mozzik zgjodhi mënyrën më të mirë për të mbyllur vitin 2018 – me një këngë dedikuar nënës së tij e titulluar thjesht “Nana”.

“E mbyllim këtë vit me një këngë duke i shprehur emocionet reale që mendoj se secili varg dhe fjalë ka peshën e vet.
Nënë, kur numëroj gjëra e çmuara që kam në jetë, ty të numëroj dy herë.

Është e vetmja fjalë që shkruhet NËNË dhe lexohet Dashuri.” – shkruan reperi në Instagram.

Refreni i këngës është i thjeshtë: “Oh nana, krejt senet veç për ty i bona/ Suksesi edhe krejt fama/ Ty të takojnë, merri krejt nana, o nana/.

Në pjesën tjetër të këngës, Mozzik tregon gjithë peripecitë e së kaluarës duke përmendur se për shkak të sjelljeve të tij dhe teksteve me fjalor banal, prindërit ziheshin shpesh, madje ishin gati të ndaheshin.

“M’tha mos harro kurrë baba yt çfarë pune mban,
S’e harrova babën e kam arsimtar,
Unë 8 vjet shkollë, ai 18 vjet n’ditar,
Gjithmonë me shpresë me bo krenar,
Mu bind, mu ni mirë kon e ka djal’[…]”

Reperi shton ndër të tjera se familjes i mungonin gjërat elementare, ndaj së bashku me të vëllanë menduan rrugën më të shkurtër për t’u pasuruar – drogën.

“Por ne nuk ishim ata, ne kishim ëndrra”, thotë më pas Mozzik duke iu referuar muzikës. Pas shumë vitesh punë, ato 2 euro u bënë 2 milionë, sukses që ia dedikon edhe njëherë familjes, veçanërisht nënës.

“Nana” u lançua dje mbrëma dhe deri sot (e diel, 16 dhjetor) numëron më shumë se 625 mijë klikime.