Studiuesja bën thirrje: “Përdoreni vaginën përndryshe do të vuani” – AlpeGossip
Studiuesja bën thirrje: “Përdoreni vaginën përndryshe do të vuani”

Studiuesja bën thirrje: “Përdoreni vaginën përndryshe do të vuani”

Shpesh herë kemi dëgjuar vajza të çfarëdo moshe të shprehen se nuk kanë një jetë seksuale sepse u mungon partneri.

Epo, kjo sipas studiuesve nuk duhet aspak të ndikojë në jetën tuaj seksuale.

Mungesa e stimulimit të vaginës me anë të aktit seksual mund të bejë që të vuani nga ajo që quhet “vagina atrophy” – e përkthyer në shqip nënkupton hollim i mureve të vaginës.

Louise Mazanti, terapiste seksi në Londër, shprehet se mungesa e aktit seksual bën që në vaginë të qarkullojë më pak gjak e si rrjedhojë kalon edhe më pak hormone estrogjen.

Duke qenë se mungesa e estrogjenit rritet, muret e vaginës fillojnë të hollohen dhe të thahen dhe kjo shkakton problem si kruajtje apo djegie që vazhdon edhe nëse merr trajtim.

Ky problem jo vetëm ndikon në mirëfunksionimin e organit riprodhues, por edhe në shëndetin mendor të personit.

“Mos synoni që të keni një partner në mënyrë që të keni një jetë seksuale. Se fundja, mund të rrini edhe vite pa një partner, por kjo nuk duhet t’ju ndalojë aktivitetin seksual”, – shprehet Mazanti. “Jini më aktive dhe jepini vaginës suaj vëmendjen që ajo meriton, përndryshe nuk do të keni më mundësi ta përdorni”.

“Edhe nëse nuk jeni në humor për partnerin, përdorni veten! Stimulojeni ose masazhojeni… mos kini turp!”, – përfundon studiuesja e njohur.